Dy vajza pësojnë lëndime në aksident trafiku në Skenderaj
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën “Ali Gashi” në Skenderaj, ku dy vajza pësuan lëndime.
Sipas raportit policor, aksidenti ndodhi kur vajzat, të cilat po drejtonin një motor elektrik, goditën nga pas një veturë.
Dyshohet se shkaku i aksidentit ishte mosmbajtja e distancës së sigurisë ndërmjet motorit dhe veturës.
Policia njofton se si pasojë e përplasjes, dy vajzat kosovare që udhëtonin me motorin elektrik pësuan lëndime trupore. Ato, pas marrjes së trajtimit mjekësor, janë liruar.
