**Tragjedi në Shëngjin: Futbollisti Leonit Aliu dhe një tjetër person humbin jetën nga dallgët**

Një ngjarje tragjike u regjistrua pasditen e djeshme në Shëngjin, në zonën e njohur si Rana e Hedhun. Dy shtetas nga Kosova humbën jetën pasi u morën nga dallgët e fuqishme të detit.

Viktimat e kësaj tragjedie janë identifikuar si Leonit Aliu dhe Jetmir Binaku, siç raporton Klankosova.tv.

Për humbjen e jetës së Leonit Aliut, familjarë dhe të afërm kanë shprehur dhimbjen e tyre të thellë përmes postimeve të ndjera në rrjetet sociale.

I riu Aliu ishte gjithashtu i njohur në botën e futbollit, pasi në të kaluarën kishte qenë pjesë e klubit KF Fushë Kosovë.