Liverpool po përballet me shqetësime për humbjen e identitetit të tij lokal, pasi pas largimit të Curtis Jones, skuadra e parë nuk ka më asnjë lojtar “Scouser”, pra të lindur në Liverpool.

Sipas GOAL, kjo situatë ka ngritur shqetësime te tifozët dhe ish-lojtarët e klubit, të cilët konsiderojnë se futbollistët vendas kanë qenë gjithmonë pjesë e rëndësishme e identitetit të “Reds”, shkruan Indeksonline.

Investimet e mëdha në yje të futbollit dhe vështirësia për talentët e akademisë që të depërtojnë në ekipin e parë po shihen si një tjetër arsye pse Liverpool po largohet gradualisht nga rrënjët e tij lokale.

Legjendat e klubit kanë theksuar se lidhja e lojtarëve vendas me qytetin dhe tifozët është një vlerë që nuk duhet të humbasë. /IndeksOnline/