KF Llapi forcon mesfushën, nënshkruan me Arlind Malokun

Klubi Futbollistik Llapi ka njoftuar zyrtarizimin e marrëveshjes me mesfushorin qendror Arlind Maloku, i cili prej sot i bashkohet skuadrës bardhekaltër.

Maloku, 24 vjeç, ka firmosur një kontratë afatgjatë me klubin, e cila shtrihet deri në verën e vitit 2029, duke u bërë kështu pjesë e projektit të Llapit për sezonet në vijim.

Mesfushori malazez vjen te Llapi nga FK Dečić, ku ka regjistruar 14 paraqitje zyrtare. Më parë, ai ka qenë pjesë e FC Feronikeli 74, duke grumbulluar 27 ndeshje dhe duke dëshmuar cilësitë e tij në repartin e mesfushës.