Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, ka dhënë detaje shtesë për gjendjen e Désiré Doué-së pas lëndimit të pësuar në fushë, duke e cilësuar hapur situatën si një dëmtim serioz, teksa bëri të ditur se ka biseduar me futbollistin në dhomën e zhveshjes.
Strategu spanjoll nënvizoi se pamjet televizive treguan qartë rëndësinë e momentit, megjithëse testet përfundimtare do të përcaktojnë diagnozën e saktë:
“Désiré Doué? Është një dëmtim SERIOZ, kjo është e qartë. Mund ta shihnim në televizion. Është pjesë e jetës për lojtarët profesionistë të nivelit të lartë; mund të shohim situata të tilla pothuajse në çdo javë ndeshjesh. Duhet ta pranojmë. Jam i sigurt se ai do të shërohet shumë mirë dhe do të kthehet edhe më i fortë.”
Ai shtoi gjithashtu se ka qenë pranë lojtarit pas daljes nga loja dhe se ende nevojiten ekzaminimet e plota mjekësore:
“Pata mundësinë të flisja me të; është në dhomën e zhveshjes. Duhet të presim për testet përfundimtare për të ditur saktësisht se çfarë dëmtimi është, por është një dëmtim serioz.”
Duke folur për afatet e rikuperimit dhe qasjen e klubit në tregun e transferimeve, Luis Enrique ritheksoi se diagnoza e plotë mbetet për t’u konfirmuar, ndërsa politika e afrimeve nuk kushtëzohet nga mungesat e shkaktuara prej lëndimeve:
“Duhet të presim deri nesër për të qenë të sigurt për natyrën e dëmtimit, por situata është e qartë. Është e vështirë, por kjo është jeta e një lojtari profesionist. Jemi të hapur ndaj tregut të transferimeve, por kjo nuk varet nga lojtarët e dëmtuar.”deklaroi ai./IndeksOnline/
