**Lushtaku: Informacione jozyrtare për seancë të jashtëzakonshme sot**

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka bërë të ditur se disponon informacione jozyrtare se gjatë ditës së sotme pritet të mbahet një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit.

Megjithatë, Lushtaku theksoi se ende nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nëse rendi i ditës i k kësaj seance do të përfshijë Projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, apo çështjen e presidentit.

“Ka informacione jozyrtare se do të thirret një seancë e jashtëzakonshme. Nuk e dimë zyrtarisht nëse në rend dite do të jetë Projektligji për Dhomat e Specializuara apo për presidentin”, tha Lushtaku, raporton Klankosova.