Besart Halimi flet hapur për fillimet e karrierës: “Më ra të fikët…”

Këngëtari Besart Halimi, në emisionin “Sol” të Klan Kosovës, ka folur për jetën e tij në Kosovë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke jetuar mes dy botëve, Halimi thekson se nuk e ka aspak të vështirë të balancojë punën si këngëtar.

“Rutina ime është dy muaj në Amerikë, një muaj në Kosovë. E bëj me qejf, sepse edhe muzika është punë, por kur e bën me pasion është kënaqësi e dyfishtë,” ka shpjeguar Halimi.

Gjatë intervistës, Besarti u kthye pas në kohë, duke kujtuar performancën e tij të parë në një shfaqje talentesh në moshën 15-vjeçare.

“Kur prisja në radhë në atë kohë, isha 15 vjeç, madje më ra të fikët, sepse kishte shumë njerëz. Dhe kur hyra, më thanë se isha shumë i vogël. U përpoqa të flisja me theks të Shqipërisë: ‘Isha duke pritur, por po më binte të fikët’.”

“Ata filluan të qeshnin,” tregoi ai duke qeshur.