Mallorca realizon një vlog special për Muriqin dhe ndeshjen e Kosovës: Nga entuziazmi në Prishtinë, te zhgënjimi pas ndeshjes
Klubi spanjoll Mallorca, ku luan kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë ndeshjes së djeshme të Kombëtares.
Për këtë qëllim, një pjesëtar i stafit të klubit ishte dërguar në Prishtinë për të mbuluar këtë ngjarje të madhe sportive. Vlog-u i krijuar dokumenton në detaje atmosferën elektrizuese para ndeshjes, duke përfshirë tifozët dhe emocionet, si dhe zhgënjimin e thellë të “Dardanëve” pas vërshëllimës përfundimtare.
Është e rëndësishme të theksohet se Spanja, si vendi ku bazohet klubi i Mallorcas, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
