Manchester City – Arsenal: Duel vendimtar për titullin

Sonte në stadiumin “Etihad”, Manchester City dhe Arsenal do të përballen në një ndeshje me peshë vendimtare për fatin e titullit në Premier Ligë.

Ekipi i Pep Guardiolës i duhet domosdoshmërisht fitorja për të ruajtur gjallë shpresat për titull, pasi çdo rezultat tjetër do t’ia ndërlikonte ndjeshëm rrugën drejt objektivit.

Nga ana tjetër, skuadra e Mikel Artetës synon të ruajë epërsinë aktuale në krye të renditjes, dhe një rezultat pozitiv do ta afronte ndjeshëm drejt shpalljes kampion.

Manchester City vjen në këtë përballje në një formë të shkëlqyer dhe është veçanërisht dominant në fushën e vet, ndërsa Arsenali ka shfaqur luhatje në performancë gjatë javëve të fundit, por gjithsesi mbetet një prej skuadrave më të rrezikshme të kampionatit.

Kjo sfidë konsiderohet gjerësisht si një “finale” e parakohshme e sezonit, pasi rezultati i saj mund të ndryshojë rrënjësisht panoramën e garës për kurorën e Premier Ligës.