Ambasada e Italisë në Kosovë ka njoftuar për një takim informal që kanë organizuar e ku të ftuar kanë qenë disa prej shefave të misioneve, zyra e BE-së dhe ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca.

Temë e diskutimit ka qenë rruga e Kosovës drejt BE-së, zhvillimet e brendshme politike dhe konteksti rajonal.

“Takim joformal i “Miqve të Ballkanit Perëndimor” në Ambasadën Italiane në Kosovë, i organizuar nga Ambasadori Antonini, me Zv. Kryeministrin/Ministrin e Jashtëm Konjufca, Shefat e Misioneve dhe Zyrën e BE-së. Bisedat u përqendruan në rrugën e Kosovës drejt BE-së, zhvillimet politike të brendshme dhe kontekstin rajonal”, thuhet në njoftim.