Petrol Company feston 1 Majin me mirënjohje për punëtorët dhe oferta për klientët. Kompania dëshmon vazhdimisht se kujdesi ndaj njerëzve është thelbi i veprimtarisë së saj.

Gjatë gjithë vitit, ajo përpiqet të krijojë kushte sa më optimale për stafin, duke ofruar mbështetje, siguri dhe duke vlerësuar kontributin e tyre të përditshëm. Njëkohësisht, klientët përfitojnë nga oferta konkurruese dhe shërbime cilësore në të gjitha pikat e rrjetit.

Me rastin e 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve – Petrol Company ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur mirënjohjen. Kompania falënderoi publikisht çdo punëtor për punën dhe përkushtimin e palodhshëm, duke shfaqur emrat e tyre në ekranet LED, në formatime kreative, nëpër qytet. Po ashtu, janë përzgjedhur “Punëtorët e Vitit”, emrat e të cilëve u prezantuan gjithashtu në këto ekrane, duke u dhënë një vlerësim të merituar kontributit të tyre.

Por kujdesi nuk kufizohet vetëm te punëtorët. Petrol Company ka përgatitur edhe oferta atraktive për klientët e saj. Ndër to përfshihen çmime të favorshme për derivatet, kafe falas për të gjithë punëtorët që janë në detyrë edhe në ditë feste, si dhe kombinime të ndryshme snack-esh me çmime speciale në marketet “One Stop Shop”. Këto janë vetëm disa nga përfitimet e ofruara.

Gjithashtu, oferta speciale vazhdojnë edhe në restorantet “Be Happy”, duke krijuar një përvojë të plotë për çdo vizitor. Me një përkujdesje të vazhdueshme në çdo pikë shërbimi, Petrol Company konfirmon pozicionin e saj si një kompani që jo vetëm ofron derivate cilësore, por edhe ndërton një kulturë vlerësimi dhe përkujdesjeje të veçantë për punonjësit dhe klientët e saj.