Kartonët e Messit, dhurata që përfundoi te këngëtarja!
Lamtumira e Lionel Messit nga kombëtarja argjentinase në stadiumin “Monumental” ngjalli emocione të shumta, por edhe një moment të veçantë dhe humoristik.
Pas ceremonisë së nderimit për kapitenin argjentinas, këngëtarja Soledad Pastorutti, e njohur si “La Sole”, prezantoi para kamerave një kujtim të pazakontë nga mbrëmja historike.
Fjala është për kartonët e verdhë dhe të kuq të përdorur nga gjyqtari kilian Fernando Vejar gjatë ndeshjes së Argjentinës ndaj Beninit.
Në përfundim të takimit, gjyqtari ia kishte dhuruar kartonët Messit si suvenir nga ndeshja e tij e fundit me përfaqësuesen.
Megjithatë, pas ceremonisë së lamtumirës, kartonët u gjetën në duart e Pastoruttit. Këngëtarja i shfaqi ato para kamerave me buzëqeshje, duke i shtuar një tjetër moment të veçantë një nate tashmë historike.
