Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Han të Elezit, për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.

Sipas njoftimit, arrestimi i personit me inicialet F.C. është kryer rreth orës 11:20.

Ai ishte i dënuar me 60 ditë burgim, por pas arrestimit e ka shlyer dënimin përmes pagesës prej 1,200 eurosh, në përputhje me mundësinë e paraparë nga gjykata.

Pas kryerjes së pagesës, personi është liruar.