Mirlind Daku ka nisur sezonin e ri me gol, duke shënuar për Rubin Kazanin në Rusi. Skuadra e tij realizoi një gol ndaj Krasnodarit në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të elitës së futbollit rus. Golin e vetëm, duke i dhënë epërsinë 1:0, e shënoi sulmuesi Mirlind Daku në minutën e 13-të të takimit.
