Alketa Vejsiu, Robert Berisha dhe Ermal Fejzullahu, të bllokuar në ashensor për 45 minuta
Moderatorja Alketa Vejsiu, së bashku me këngëtarët Robert Berisha dhe Ermal Fejzullahu, kanë kaluar një ngjarje të papritur ditën e djeshme, pasi mbetën të bllokuar në një ashensor.
Lajmi u bë publik nga vetë Vejsiu përmes një videoje të postuar në “InstaStory”, ku ajo tregonte se bashkë me të tjerë kishin qëndruar të izoluar brenda ashensorit për 45 minuta.
Në pamjet e shpërndara, përveç tre personazheve të njohur, shiheshin edhe disa persona të tjerë, të cilët besohet se janë pjesë e ekipit të tyre. Situata u përballua me optimizëm, teksa personazhet publikë shiheshin duke u flladitur me një gazetë, një detaj që vetë moderatorja e shoqëroi me mbishkrimin: “45 minuta të bllokuar në ashensor”.
