Roja Pylli në Kamenicë Ndalohet, Dyshohet se Lëshonte Fletëpërcjellje për Lëndë Drusore të Kontrabanduar nga Serbia

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një roje pylli, punonjës i Agjencisë Pyjore të Kosovës, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Prokuroria, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë zbatimit të planit operativ “Gatishmëria”, ka identifikuar zyrtarin përmes vëzhgimit me dron, duke konstatuar se po tejkalonte kompetencat e tij.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, personi me inicialet S.H. akuzohet se ka damkosur dhe lëshuar fletëpërcjellje për lëndë drusore të kontrabanduar ilegalisht nga Serbia, e destinuar për fshatin Shahiq, në Komunën e Kamenicës.

Pas marrjes së kallëzimit penal, Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet ndaj të dyshuarit dhe ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.