Nuk do të ketë më varrime në varrezat e vjetra të Prizrenit

Varrezat e vjetra të qytetit të Prizrenit nuk do të përdoren më për varrime të reja. Ky vendim u konfirmua dje nga nënkryetari i Komunës, Kujtim Gashi, gjatë seancës së Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Gashi bëri të ditur se të gjitha ceremonitë mortore do të mbahen tash e tutje në varrezat e reja të qytetit, raporton KlanKosova.