Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka publikuar në Facebook pjesë nga fjalimet e babait të tij. Postimi përfshin fragmente nga fjala e Jakup Krasniqit në kohën e prezantimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe nga deklaratat e tij përfundimtare në gjyqin e Hagës.
Përmes këtij postimi, Altin Krasniqi ka rikujtuar fjalët e fuqishme të të atit, të theksuara gjatë deklaratave përmbyllëse më 18 shtator të këtij viti. Ai citoi: «Nëse dashuria për lirinë gjykohet si krim, atëherë vetë historia do të dënohet».
