Albert Krasniqi: LDK dhe PDK nuk treguan konsistencë, Kurti u shpërblye për opozitarizmin e tij

Albert Krasniqi nga organizata “Demokracia Plus” ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se angazhimi i Albin Kurtit si opozitar është shpërblyer. Sipas Krasniqit, Kurti, gjatë kohës që ishte në opozitë, ka qenë “konsistent në fjalët dhe veprimet e tij, prandaj është rritur [në mbështetje]”.

Më tej, ai vuri në dukje mungesën e konsistencës te partitë opozitare, LDK dhe PDK, duke deklaruar: “Nëse Kurti quhet autokrat me tendenca për të kapur shtetin, dhe partitë opozitare janë të gatshme për kompromis me të, duke shkuar në takime edhe me ftesa të paplota, atëherë kjo nuk është konsistencë.” Deklarata e tij iu referua pikërisht qëndrimit të opozitës.