**Kuvendi i Kosovës rinis seancën për zgjedhjen e Presidentes**

Kuvendi i Kosovës ka rinisur sot, të martën, seancën e jashtëzakonshme me qëllim zgjedhjen e Presidentes së re të vendit.

Në këtë seancë po marrin pjesë vetëm deputetët e pozitës, ndërsa opozita mungon sërish.

Seanca e mëparshme, e planifikuar për në orën 10:00, u ndërpre pikërisht për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm për votim.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka propozuar kandidaturat e Feride Rushitit dhe Hatixhe Hoxhës për postin e Presidentes së Kosovës.