Nis protesta kundër pezullimit të veprimtarive ndërtimore në Rugovë
Një protestë ka nisur para objektit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit për pezullimin e veprimtarive ndërtimore në zonën e Rugovës.
Ajo po zhvillohet nën moton “Rugova nuk hesht – Rugova kërkon drejtësi!”.
Protestuesit mbajnë pankarta me mbishkrimet: “Stop padrejtësive ndaj trevës së Rugovës”, “Zhvillimi nuk është krim”, “Rugova jashtë parkut”, si dhe mesazhe të tjera.
Ndërkohë, është bërë e ditur se pas protestës para ministrisë, ata do të vazhdojnë drejt ndërtesës së Qeverisë.
