Vdekje Tragjike në Prizren: Burri ndërron jetë pas plagëve të marra në shtëpi, nis hetimet policia
Një burrë ka ndërruar jetë në Prizren si pasojë e plagëve të marra në shtëpinë e tij, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, duke mos ofruar detaje të shumta rreth rrethanave të ngjarjes.
Incidenti tragjik ka ndodhur dje, rreth orës 10:30, në rrugën “Ismail Qemali” të qytetit. Autoritetet policore theksojnë se janë duke hetuar rastin për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat.
Në raportin e policisë citohet se: “Është raportuar se viktima, një burrë shtetas kosovar, është gjetur i lënduar në shtëpinë e tij. Si pasojë e lëndimeve të rënda, ai ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.”
