**Çmimet e Karburanteve: Nafta Dizel zbret me një cent**

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të shitjes së derivateve të naftës, të cilat do të jenë në fuqi për sot dhe nesër.

Sipas vendimit të fundit të MINT-it, çmimi maksimal për një litër naftë (dizel) është caktuar në 1.70 euro, duke shënuar një ulje prej një centi krahasuar me ditën e djeshme.

Ndërkaq, benzina do të tregtohet me një çmim maksimal prej 1.53 euro për litër, ndërsa gazi i lëngshëm (LPG) arrin në 0.63 euro për litër.