Njësitet policore ka kohë që janë angazhuar në autostradë, duke siguruar komunikacion të rregullt.
Një prej njësive me veturat inteligjente sot kanë ndaluar një shofer në segmentin “Trudë-Shkabaj”, që në zonën e lejuar 120 km për orë, shoferi po ngiste veturën me shpejtësi prej 211 km/h.
Vetura inteligjente ka identifikuar shpejtësinë e rrezikshme të veturës përpara, andaj edhe intervenimi i njësitit policor ishte i domosdoshëm, shkruan IndeksOnline.
Ndaj shoferit u shqiptua gjobë prej 300 eurosh, u dhanë 3 pikë negative dhe për 3 muaj u konfiskua patent shoferi.
Më poshtë pamje:
