Ludo sqaron ndarjen nga Benita: “Nuk i premtova kurrë martesë”

Ludo është shprehur hapur për marrëdhënien e tij me Benitën, pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova 4”, duke sqaruar pse dyshja nuk arriti të funksiononte në jetën reale. Ai e lidhi faktin e ndarjes me diferencat në moshë dhe vizionin e ndryshëm për jetën. “Ajo është në gjeneracionin Z. Ajo i sheh gjërat ndryshe, unë i shoh gjërat ndryshe, dhe, për të vërtetën, nuk ka pasur asgjë të keqe,” theksoi Ludo.

Pyetjes se kush e kishte marrë iniciativën për ndarje, sidomos rreth heqjes së ndjekjes në rrjetet sociale – një temë që u diskutua gjerësisht se kush kishte vepruar i pari – Ludo iu përgjigj duke theksuar se ishte ai vetë që kishte shkëputur raportin.

I pyetur më tej nëse këtë lëvizje e bëri për të ndalur thashethemet, ish-banori u përgjigj me sinqeritet: “Po, pasi u komentua shumë së bashku me një foto, dhe në atë kohë, jashtë krijohej përshtypja se ishim çift, gjë që nuk më pëlqeu.”

Më tej, ai hodhi poshtë pretendimet se kishte mashtruar Benitën gjatë lojës. Për të sqaruar këtë pikë pa lënë asnjë paqartësi, Ludo deklaroi prerë: “Nuk e kam mashtruar unë brenda shtëpisë, brenda ishte lojë. Unë as nuk i kam premtuar martesë, as kurrsesi nuk i kam dhënë premtime të tilla. Nuk e di se për çfarë mund të jem akuzuar, pasi nuk kam gënjyer aspak.”

Në fund, ai e mbylli deklaratën duke shpjeguar se gjithçka kishte qenë një bashkëpunim i ndërsjellë brenda formatit televiziv: “Ishte lojë, ishte strategji; ajo kishte interesat e veta, unë interesat e mi, dhe gjithçka shkoi shumë mirë.”

/Prive nga Liberta Spahiu