Më 24 maj, në Ditën e Presidentit, Vjosa Osmani, atëkohë kandidate për presidente nga radhët e LDK-së, përkujtoi figurën historike të Presidentit Ibrahim Rugova dhe trashëgiminë e tij politike e kombëtare. Ajo nënvizoi se vlerat e rugovizmit vazhdojnë të jenë thelbësore për rrugëtimin e Kosovës.

Osmani theksoi se Presidenti Rugova kishte lënë pas një vizion të ngritur mbi parimet e urtësisë, durimit, demokracisë, orientimit perëndimor dhe bashkimin e popullit rreth këtyre idealeve.

Në mesazhin e saj, ajo u shpreh: “Sot, në gjurmët e po të njëjtit vizion, e kemi detyrim të ecim përpara me përkushtim të palëkundur: për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të bashkuar, ashtu siç e deshën dhe për të cilën sakrifikuan breza të tërë.”

Osmani e përmbylli deklaratën duke theksuar se rugovizmi mbetet një frymëzim politik dhe kombëtar për të ardhmen e vendit, me mesazhin e fortë: “Rugovizmi jeton! Rugovizmi fiton!”