**Blerta Deliu: Aksioni policor në Skenderaj, tentativë politike; Lushtaku, ndër figurat më të shënjestruara**

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ishte e ftuar mbrëmë në emisionin “Pressing” në T7, ku u diskutuan zhvillimet e fundit në Skenderaj.

Deliu theksoi se ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka qenë shënjestër e vazhdueshme e deklaratave të eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje për vite me radhë.

“Pamjet me policë të armatosur dhe të maskuar, së bashku me automjete policie në qytetin e Skenderajt, ishin një tentativë e aparatit shtetëror për ta kthyer këtë çështje në agjendë politike. Nuk është hera e parë që qeveria Kurti provokon në këtë komunë. Dua të theksoj se vetë zoti Lushtaku ka qenë ndër figurat më të shënjestruara; eksponentët e Lëvizjes Vetëvendosje, në mënyrë sistematike, për vite me radhë, nuk e kanë kursyer Lushtakun nga deklaratat e tyre të vazhdueshme,” tha ajo ndër të tjera.