Çmimet e naftës mbeten të qëndrueshme pavarësisht sulmeve të fundit
**BBC raporton se çmimet e naftës në bursat globale kanë mbetur pothuajse të pandryshuara këtë mëngjes, pavarësisht valës së dytë të sulmeve nga SHBA-të kundër objektivave në Iran.**
Të mërkurën, nafta bruto Brent shënoi një rritje prej më shumë se 5% si përgjigje ndaj valës së parë të sulmeve. Megjithatë, sot çmimi ka shënuar një rënie të lehtë, duke u stabilizuar rreth 77.90 dollarë për fuçi.
Sunaina Sinha Haldea, drejtoreshë globale e konsulencës për kapitalin privat pranë Raymond James, i tha BBC-së se tregjet po bëhen disi imune ndaj ciklit të vazhdueshëm të pyetjeve si: “A jemi në një konflikt të plotë? A po kthehemi në tryezën e negociatave?”
Ajo thekson se, ndërsa të mërkurën pati një rritje të çmimit të naftës, ajo nuk iu afrua rritjes së parë të ndodhur në fillim të konfliktit, kur Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20% e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë, u bllokua efektivisht.
“Pritshmëria është kthimi në tryezën e negociatave,” shton ajo.
