Disa vetura janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e së hënës në Podujevë, pranë zyrave kryesore të KEDS-it.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, zjarri ka kapluar disa automjete, ndërsa në vendin e ngjarjes është parë prani e ekipeve emergjente.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe apo nëse ka persona të lënduar.

IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/