Një automjet ka marrë flakë këtë të diel në rrugën Suharekë-Prishtinë, rreth 2 kilometra pas daljes nga Suhareka, në drejtim të kryeqytetit.
Ngjarja u konfirmua për Klankosova.tv nga Blerim Makica, drejtues i turnit të zjarrfikësve në Suharekë.
Ai bëri të ditur se nga ky incident nuk ka persona të lënduar dhe se flakët janë shuar plotësisht.
