Debat i ashpër mes Molliqajt dhe Latifit: “I the Veselit kriminel, pastaj dole kinse po mbron UÇK-në” – “Gjeje ose kërko falje”

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, dhe analisti Blerim Latifi janë përplasur ashpër gjatë debatit të mbrëmjes së sotme në emisionin “Pressing” të T7.

Më poshtë gjeni pjesë nga debati ndërmjet tyre:

Latifi: Ti, për shembull, kryetarit të Kuvendit i ke thënë kriminel. Pas një viti dole kinse po mbron UÇK-në…

Molliqaj: S’është e vërtetë, gjeje…

Latifi: Kadri Veselit i ke thënë në parlament, tani kinse po mbron vlerat e UÇK-së…

Molliqaj: Gjeje ku ose kërko falje… Është shpifje, unë e di çfarë kam folur…