Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMF) ka përditësuar edhe sot të dhënat e fundit lidhur me gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.

Sot, pritjet më të gjata në pikat kufitare janë shënuar në dalje nga vendi, ku qytetarët përballen me vonesa deri në 35 minuta ose kolona deri në 200 metra.

Sipas këtyre të dhënave, pika kufitare Dheu i Bardhë shënon pritjet më të gjata në dalje, deri në 35 minuta. Në pikën tjetër kufitare, Merdarë, pritjet në dalje variojnë nga 20 deri në 30 minuta, me një kolonë prej rreth 300 metrash.

Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare, pritjet për hyrje-dalje nuk kalojnë 5-10 minuta.

Përditësimi i fundit i këtyre të dhënave është bërë sot në orën 07:30.