Protesta në Tiranë: Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Protestuesit janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në përputhje me paralajmërimet për tubimin e orës 12:00. Pas grumbullimit, ata nisën marshimin drejt Kryeministrisë, duke mbajtur flamuj.
Mbetet për t’u parë nëse do të ketë tensione apo përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, sikurse ndodhi një ditë më parë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 60 persona pësuan lëndime dhe u shtruan në spital si pasojë e protestës së dhunshme të datës 28 nëntor.
