PSG – Arsenal: Finalja e Madhe e Ligës së Kampionëve

Sot në mbrëmje, Paris Saint-Germain dhe Arsenali do të përballen në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, edicioni 2025/26.

Kampioni francez dhe ai anglez synojnë ta kurorëzojnë një sezon perfekt me triumfin në këtë kompeticion, një ndeshje që do të zhvillohet në ‘Puskás Arena’ të Budapestit, duke nisur nga ora 18:00.

Skuadra e Luis Enriques hyn në këtë sfidë me besim të plotë, si kampione në fuqi e Evropës. PSG synon trofeun e dytë në histori dhe të dytin radhazi në Ligën e Kampionëve.

Nga ana tjetër, skuadra e Mikel Artetas është po aq optimiste, pas fitores së titullit të Premier Ligës pas plot 22 vitesh. Arsenali arrin në këtë finale pa pësuar asnjë humbje gjatë këtij edicioni, duke synuar trofeun e parë kontinental në historinë e tij.