PSG shpallet kampion i Evropës për të dytin vit radhazi
Paris Saint-Germain (PSG) ka rikonfirmuar dominimin e tij në futbollin evropian, duke u shpallur kampion i Evropës për të dytin vit radhazi. Skuadra franceze mposhti Arsenalin pas goditjeve të penalltive, duke mbrojtur me sukses titullin.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1 në kohën e rregullt, pas golave të shënuar nga Kai Havertz për Arsenalin dhe Ousmane Dembele për PSG-në. Në serinë e penalltive, gabimi i Gabrielit të Arsenalit ishte vendimtar për fitoren e PSG-së.
Kjo fitore shënon herën e dytë radhazi që PSG ngre trofeun, pasi edicionin e kaluar mundi Interin me një rezultat të thellë 5-0 në finale.
