Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, ka bërë të ditur se greva e pezulluar e punëtorëve teknik të shkollave fillore të Prishtinës do të rifillojë të hënën.

Azemi e shpërndau këtë njoftim përmes një postimi në profilin e tij në platformën Facebook.

Ai theksoi se vendimi për rifillimin e grevës është marrë pasi punëtorët nuk kanë pranuar ende pagat për muajin maj dhe vazhdojnë të jenë pa kontrata pune.