Ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri i Italisë, Antonio Tajani, ka anuluar udhëtimin e tij të planifikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të deklaratave të fundit të ish-presidentit amerikan Donald Trump drejtuar kryeministres Giorgia Meloni.

Vendimin e ka bërë të ditur vetë Tajani, përmes një postimi në Facebook, ku shpjegon se vizita në SHBA ishte parashikuar të zhvillohej në datat 21 dhe 22 qershor.

Shkak i këtij anulimi janë bërë deklaratat e Donald Trump pas samitit të G7 në Francë, ku ish-presidenti amerikan pretendoi se kryeministrja Meloni i ishte lutur për një foto. Tajani thekson se këto fjalë drejtuar Melonit, fyejnë të gjithë Italinë.

“Fjalët serioze dhe fyese të ish-Presidentit Trump, drejtuar Kryeministres Giorgia Meloni, fyejnë të gjithë Italinë. Për këtë arsye, kam vendosur të anuloj vizitën time në Shtetet e Bashkuara, të planifikuar për 21 dhe 22 qershor”, citohet Tajani.