**Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik protestojnë në Prishtinë për moszbatimin e pagës minimale**
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK) ka njoftuar se sot organizon një protestë në Prishtinë, për shkak të moszbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për pagën minimale.
Sipas njoftimit të FSPTSPK-së, tubimi do të nisë në orën 11:00 nga zyrat e saj dhe do të vazhdojë drejt oborrit të Komunës së Prishtinës.
Në protestë pritet të marrin pjesë punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme të kryeqytetit, si dhe ata teknikë e të sigurimit fizik nga Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF).
FSPTSPK thekson se protesta do të vazhdojë deri në realizimin e plotë të kërkesave të punëtorëve.
