Protestë në Lezhë: Të rinjtë u bëjnë thirrje gjimnazistëve për bojkot mësimi.
Këtë të premte, dhjetëra të rinj dhe gjimnazistë u mblodhën në protestë në qytetin e Lezhës. Ndërkohë që në kryeqytet vazhdon dita e katërt e protestës së studentëve, në Lezhë kjo shënoi herën e parë që të rinjtë protestojnë.
Siç shihet edhe nga pamjet, protestuesit u drejtuan drejt oborreve të gjimnazeve “Hydajet Lezha” dhe “Kolin Gjoka”, duke u bërë thirrje nxënësve për bojkot të mësimit dhe bashkim në protestë. Ata ndezën zjarr dhe hodhën kapsolla në qendër të qytetit.
Policia ndodhet në gatishmëri, me forca në terren që monitorojnë situatën për të parandaluar ndonjë përshkallëzim, siç ndodhi një ditë më parë në disa qytete të tjera të vendit.
