Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke mbajtur mbledhje në të cilën po diskutohet propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Në mbledhjen  që po mbahet tani,  PDK-ja në KQZ  i ka kërkuar llogari kryesuesit Kreshnik Radoniqi për shkresën e dërguar në Kuvend pa trajtim në KQZ.

Ky i fundit e ka pranuar se është dashur që kjo çështje të diskutohej në mbledhjen e KQZ-së paraprakisht, për çka e ka pranuar gabimin dhe ka kërkuar falje.

“Nuk jam konsultuar me ju, për çka edhe kërkoj falje”./Indeksonline/