**Deçan: Rifillojnë punimet për zgjerimin e rrugës Lëbushë-Strellc**

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se kanë rifilluar punimet në segmentin rrugor Lëbushë-Strellc. Ky projekt infrastrukturor parashikon zgjerimin e rrugës në katër korsi.

Në një postim në rrjetet sociale, Ramosaj theksoi rëndësinë e këtij projekti. “Ky është një nga projektet e rëndësishme infrastrukturore për Deçanin, që do të ndikojë në rritjen e sigurisë, lehtësimin e qarkullimit dhe përmirësimin e lidhjes ndërmjet fshatrave. Punët po vazhdojnë,” shkroi Ramosaj.