Roma, dy blerje në dy ditë: Zyrtarizohet edhe greku Koulierakis
Roma po vijon të jetë shumë aktive në tregun e lojtarëve këtë javë, duke siguruar dy blerje brenda dy ditësh. Pas ardhjes së Castros, sot pritet të zyrtarizohet edhe transferimi i mbrojtësit grek, Koulierakis, nga Wolfsburgu. Për këtë operacion, Roma do të derdhë rreth 17 milionë euro.
Koulierakis, i cili shënoi katër gola në Bundesligë sezonin e kaluar, pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për mbrojtjen verdhekuqe. Në kryeqytetin italian, ai do të përfitojë një pagë neto prej 1.5 milionë eurosh në vit, sipas një kontrate pesëvjeçare.
Ndërkohë, drejtuesit e Romës, përfshirë drejtorin sportiv D’Amico dhe Ryan Friedkin, pritet të zhvillojnë sot një takim tjetër pune përpara nisjes për në Uells. Qëllimi i këtij takimi është diskutimi i blerjeve të mundshme deri në fund të afatit kalimtar.
