Në fshatin Sllatinë e Epërme të Vitisë është bllokuar një rrugë pasi disa shtylla elektrike janë rrëzuar, duke paraqitur rrezik për qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat kanë vendosur shirita sigurie dhe kanë bllokuar qasjen në zonën ku ndodhen shtyllat e rrëzuara, me qëllim të shmangies së ndonjë rreziku për qytetarët.
Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pritet ndërhyrja e ekipeve përgjegjëse për largimin e shtyllave dhe sanimin e dëmeve.
Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/
