Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike ka organizuar sot një aktivitet me rastin e shënimit të 23 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Shërbyesve Civilë. Ceremonia po mbahet në Amfiteatrin e objektit të ish-Rilindjes në Prishtinë.
Aktiviteti u hap me fjalën hyrëse të Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Fjalime rasti mbajtën gjithashtu Ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, si dhe Shefi i Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Hubert Perr.
Ky aktivitet ka për qëllim të vlerësojë kontributin e shërbyesve civilë në funksionimin e administratës publike, të forcojë kapacitetet institucionale dhe të përmirësojë shërbimet publike për qytetarët.
Në kuadër të këtij aktiviteti, do të bëhet edhe ndarja e mirënjohjeve për shërbyesit civilë më të dalluar.
