Xhudisti kosovar Shpati Zekaj ka nisur me sukses pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke siguruar kalimin në çerekfinale.

Në raundin e parë të kategorisë deri në 100 kilogramë, Zekaj mposhti xhudistin malazez Aleksandar Tomiq. Fitorja për xhudistin nga Peja erdhi pasi kundërshtari i tij pësoi tri dënime.

Në çerekfinale, Zekaj do të përballet me xhudistin tunizian Ben Ghares.

Kujtojmë se dje (e premte), xhudistët Fatjona Kasapi, Akil Gjakova dhe Flaka Loxha fituan medalje të bronzta për Kosovën, ndërsa sot (e shtunë) pritet të garojë edhe Laura Fazliu.