Një person është arrestuar në Suharekë, pasi dyshohet se ka hapur zjarr me armë zjarri gjatë një feste familjare.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 10:55. Në vendin e ngjarjes, te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë incidentit.
Në raportin policor thuhet se i dyshuari, një shtetas kosovar, posedonte leje për armëmbajtje. Megjithatë, ai është arrestuar nën dyshimin se ka përdorur armën në publik. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
