Bernardo Silva i bashkohet Real Madridit, kalon me sukses testet mjekësore

Ylli portugez, Bernardo Silva, i është bashkuar zyrtarisht Real Madridit, pasi ka kaluar me sukses të gjitha testet mjekësore. Siç është raportuar, ai do të jetë i gatshëm menjëherë për ndeshjet përgatitore të klubit mbretëror.

Silva mbërrin në Santiago Bernabeu si një lojtar i lirë, një lëvizje që pritet t’i japë një impuls të ri skuadrës spanjolle. Lëvizja vjen pas një marrëveshjeje të arritur dhe finalizuar më 3 gusht 2026.

Mesfushori i talentuar portugez vjen nga një periudhë shumë e suksesshme me Manchester Cityn, ku kaloi disa vite dhe fitoi pothuajse çdo titull të mundshëm, përfshirë Ligën e Kampionëve.

Burimi: Indeksonline