Barcelona vazhdon marshimin e saj triumfues në La Liga, duke shënuar fitoren e shtatë radhazi. Katalanasit mposhtën skuadrën e Sevillës me rezultatin bindës 3-1, duke konfirmuar dominimin e tyre në kampionatin spanjoll.

Padiskutim, ylli i takimit ishte Raphinha, i cili shënoi një ‘hat-trick’ dhe shkëlqeu me performancën e tij, duke treguar një formë të jashtëzakonshme kohët e fundit.

Falë kësaj performance, Raphinha kryeson listën e golashënuesve në La Liga, me plot 12 gola të shënuar. Me 21 pikë të grumbulluara, Barcelona konsolidon pozicionin e saj si lidere e kampionatit.