Manchester City shfaq interes për Cubarsin, Barcelona me përgjigje të prerë

Manchester City ka shfaqur interes pranë Barcelonës lidhur me mundësinë e transferimit të mbrojtësit të ri, Pau Cubarsí, sipas raportimeve të El Nacional.

Mediumi spanjoll bën të ditur se klubi anglez ka kontaktuar klubin katalanas për mbrojtësin 19-vjeçar, por përgjigjja e Barcelonës ka qenë e menjëhershme dhe refuzuese.

Barcelona e ka mbyllur kategorikisht derën për çdo diskutim mbi një transferim të mundshëm, duke e konsideruar Cubarsin një lojtar plotësisht të paprekshëm dhe pjesë thelbësore të projektit të ardhshëm të klubit.

Pau Cubarsí vijon të shihet si një prej talenteve kryesore të Barcelonës, dhe interesi i Manchester Cityt nuk ka ndryshuar qëndrimin e klubit katalanas sa i përket të ardhmes së tij.