Sot i jepet lamtumira e fundit ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem Kryeziut, njëherësh ndër figurat më të shquara të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar se varrimi do të kryhet sot në varrezat e Landovicës.

Paraprakisht, nën patronatin e Komunës së Prizrenit, në orën 14:30, do të mbahet një mbledhje komemorative në nderim të figurës së tij në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.